LSDM mbështet iniciativën e Aleancës për Shqiptarët lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme

Shpërndaje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dje i ka bërë thirrje Kryeparlamentarit Xhaferi që të konvokoj mbledhje të Kuvendit për të diskutuar vendimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, kjo nismë tani më ka marrë mbështetje edhe nga grupi parlamentarë i LSDM të cilët kanë filluar me mbledhjen e nënshkrimeve për konvokim të seancës parlamentare.

Sipas Kushtetutës seancë mundë të kërkojnë së paku 20 deputet, me propozim të Qeverisë ose me propozim të Presidentit të shtetit.

Aleanca për Shqiptarët dje gjithashtu bëri të ditur se ka iniciuar procedurë deri te gjykata kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e Presidentit të Shtetit Stevo Pendarovski.

Nga BDl ende nuk janë prononcuar për çështjen në fjalë, kurse VMRO ka thënë se po analizojnë propozimin.

Për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme nevojiten shumicë e dyfishtë nga numri i përgjithshëm i deputetëve të Kuvendit.