LSDM: Rritja e akcizës për derivate është masë antikrizë me të cilën sigurohen mjete për ekonominë

Shpërndaje

Rritja e akcizës së derivateve për tre denarë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe shtatë muaj pas përfundimit të cilin e vendosi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është i përkohshëm dhe i kushtëzuar. Dekreti paraqet edhe një masë antikrizë dhe në rast të rritjes së çmimit të naftës, akciza do të ulet ose do të kthehet në nivel paraprak.

Tre denarët nga akciza më e lartë për derivatet e naftës do të shkojnë direkt në buxhet, dedikuar për mbështetjen e ekonomisë, për masat sociale përmes të cilave shteti u ndihmon qytetarëve, si dhe mbështetje të sistemit shëndetësor.

Vlera e akcizës do të kushtëzohet nga çmimi i naftës së bursave botërore. Në gjendje të jashtëzakonshme të akcizës së tanishme paguhen tre denarë shtesë, dy denarë ose zero denarë në pajtim me lëvizjet e çmimit të naftës së bursave të huaja.

Nga fillimi i vitit çmimi i shitjes me pakicë është ulur për 20 denarë, ndërsa në pajtim me ngjarjet botërore ende zvogëlohet. Gjithashtu duhet të merret parasysh edhe karakteri i përkohshëm dhe kushtëzimi i akcizës nga çmimi i naftës të bursave botërore, gjegjësisht, nëse ajo rritet, akciza do të zvogëlohet.

Rritja antikrizë, e përkohshme dhe e kushtëzuar e akcizës për tre denarë është injektim direkt në buxhetin shtetëror dhe do t’u ndihmojë edhe qytetarëve edhe ekonomisë në përballjen me pasojat e shkaktuara nga kriza shëndetësore-ekonomike e shkaktuar nga koronavirusi.