LSDM: Tani nuk ka nevojë për takim liderësh, nuk është as koha të diskutohet për zgjedhje

Shpërndaje

LSDM konsideron se tani për tani nuk ka nevojë për organizim të takimit të liderëve. Në këtë moment, sipas partisë, më me rëndësi është tejkalimi i pandemisë me koronavirusin dhe zgjidhjen e pasojave ekonomike prej saj.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, nënkryetari i LSDM-së, Kosta Petrov sot në konferencë shtypi tha se as që është koha të diskutohet për zgjedhje.

“Ne konsiderojmë se nuk është koha të diskutohet për zgjedhje. Ka kohë dhe do të diskutojmë për të kur të vjen koha. Fokusi jonë kryesor mbetet shëndeti i qytetarëve tanë dhe masat ekonomike me qëllim të ruajtjes së më shumë vendeve të punës, të ndihmojmë ndaj qytetarëve ta fitojmë këtë krizë me koronavirusin”, ka thënë Petrov.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristiijan Mickoski mbrëmë e ftoi shefin e shtetit Stevo Pendarovski të thirr takim liderësh lidhur me nismën e LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit të cilët kërkojnë konvokim të sërishëm të Kuvendit. Nga Kabineti i presidentit për MIA, konfirmuan se planifikohet të organizohet takim liderësh në gjysmën e parë të majit, ndërsa do të diskutohet për rrjedhën e mëtejmë të procesit politik në vend si dhe afatet e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.