Maqedoni e Veriut: Numri i të infektuarve me koronavirus shkon në 1081, dhe 46 të vdekur

Shpërndaje

Numri i të infektuar me COVID19 në Maqedoninë e Veriut sot ka shkuar në 1081 persona, ndërsa 46 persona e kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar 107 te infektuar te rinj dhe një i vdekur nga Kovid-19. Ky është numri më i lartë i të infektuarve brenda 24 orëve në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë. Mbi 40 persona janë infektuar vetëm në Kumanovë, përfshirë edhe kryetarin e kësaj komune, Maksim Dimitrievski. Personi i vetëm që ka ndërruar jetë është nga qyteti i Strugës. Ndërsa numri i testimeve sot ka qenë 660.

Numri i të infektuarve sipas qyteteve është: