Maqedonia e Veriut sot dhe nesër në izolim të plotë

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut sot dhe nesër është në izolim të plotë për shkak të kufizimit të plotë të lëvizjes së lirë dhe orës policore prej dje nga ora 16:00 e deri të hënën në mëngjes në ora 05:00.

Nga kjo ndalesë janë përjashtuar policia, armata, punonjësit shëndetësorë, ndërsa gjithashtu nuk vlen edhe për marketet dhe restorantet të cilët dërgojnë produkte. Barnatoret do të punojnë pandërprerë.

Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për mbrojtje nga virusi për mospërhapjen e tij. Deri tani nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 32 veta dhe 711 janë prekur.