Mbërrin në Londër avioni ushtarak i Turqisë me ndihma mjekësore për Britaninë

Shpërndaje

Ka mbërritur në Londër avioni ushtarak që transportoi në Britani të Madhe pajisjet mjekësore të dërguara nga Turqia në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ulja e avionit me pajisjet e ndihmës shëndetësore në Londër u njoftua nga llogaria në Twitter e Ministrisë turke të Mbrojtjes.

Po ashtu u postuan edhe fotografi të avionit ushtarak kargo A400M i Forcave të Armatosura të Turqisë, i cili është ngarkuar me pajisje të ndihmës mjekësore të parapërgatitura nga Ministria e Shëndetësisë, me pajisje si maska, maska të tipit N95 dhe veshje mbrojtëse.

Mbi kutitë me ndihma të dërguara ndodhen edhe mbishkrime në gjuhën turke dhe angleze me fjalë nga poeti mistik dhe dijetari Mevlana, i njohur edhe si Rumi, “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”.