Mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendos për seancë të jashtëzakonshme

Shpërndaje

Kryesia e Kuvendit ka filluar mbajtjen e mbledhjes ku po diskutohet për seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Grupi Parlamentar i PDK-së.Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për aktgjykimin e Kushtetueses për vendimin e Qeverisë që kufizon lirinë e lëvizjes.

PDK-ja ka mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme për të mbajtur seancën e jashtëzakonshme ku pritet të diskutohet dhe miratohet një pako emergjente për të ndihmuar 218 mijë punëtorë në sektorin privat dhe mbështetjen e 60 mijë bizneseve private.Vendimet e marra dhe ato do të transmetohen përmes një komunikate.