Me 4 maj protestë kundër qeverisë së re në Kosovë

Shpërndaje

Pas rrëzimit të qeverisë Kurti dhe iniciativën për dorëzim të mandatit qeveritar tek LDK-ja, anëtar dhe simpatizant të VV-së kanë filluar thirrjet për protestë në Sheshin Skëndërbe në Prishtinë me 4 maj.

Pas përfundimit të ligjit për kufizimin e lëvizjes (për parandalimin e COVID-19), të hënën 4 maj 2020, të dalim të gjithë në manifestim për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

Duam zgjedhje dhe nuk e lejojmë vjedhjen e pushtetit. Duam një Qeveri ligjitime dhe të zgjedhur nga vota e popullit të Kosovës. Mos e shpërfillni vullnetin e popullit. U bo boll ! Jemi lodhë !

Prandaj shpërndaje edhe ti këtë event dhe të bëhemi sa më shumë që e kundërshtojmë këtë vjedhje të pushtetit.

Nëse anoncohen masa të reja për kufizimin e lëvizjes pas datës 4 maj 2020, ne do të detyrohemi që të anulojmë këtë event.

#ProtestëPaqësore #ProtestëLegale #ZgjedhjePO #VjedhjeJO” – shkruhet në kumtesë.