Mërgata kosovare për një ditë ndihmon qeverinë KURTI me afro 100mijë euro!

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka kërkuar nga diaspora që ta ndihmojnë qeverinë me mjete financiare, për të luftuar koronavirusin në Kosovë.

Kurti ka njoftuar se qeveria ka hapur një llogari të posaçme, dedikuar menaxhimit të pandemisë.

Sipas tij, të gjitha mjetet do të shkojnë në mbështetje të të gjitha aktiviteteve të ministrive, të cilat kanë nevojë financiare shtesë për ta zvogëluar ndikimin e pandemisë në sektorin e caktuar.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se brenda një dite mërgata ka dhuruar rreth 100 mijë euro në fondin emergjent.

“Mërgata për një ditë afro 100 mijë euro për fondin emergjent. Ajo solidarizohet si gjithnjë me vendlindjen dhe beson në qeverisjen e re. Po ashtu i jep përgjigje cinikëve që s’besojnë asgjë dhe kukasin gjithandej”, ka shkruar Manxhuka në profilin e tij në Facebook.