Mesazhi i ministrit Vitia: Qëndroni në shtëpi, dhuroni dashuri, ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë!

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bëjnë thirrje të qëndroni në shtëpi, ta respektoni njëri-tjetrin dhe të dhuroni dashuri.

Ata thanë se dhu*na është e papranueshme dhe dë*nohet me ligj.

Vitia bëri apel te qytetarët që të duan dhe të respektojnë anëtarët e familjes.

“Qëndroni në shtëpi, dhuroni dashuri, ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë”, tha ai.