Mësimi në distancë, domosdoshmëri apo mundësi?!

Shpërndaje

Çdo improvizim për të arritur të vejmë drejt mbarimit me çdo kusht të vitit akademik në arsimin e lartë, duke lënë anësh relizimin e qëllimeve që shtron arsimi(mi) i lartë, nuk është asgjë tjetër pos që të rreshton si aleat i Pandemisë

Nga prof.dr.Agim RUSHITI

Gjendja e krijuar e gjithmbarshme në Botë, pra edhe në vendin tonë, si rezultat i shfaqjes së Pandemisë COVID-19, vendosi një rregullim të ri të gjallimit në pothuajse në çdo lëmi të frymimit shoqëror, duke përfshirë edhe ate në sferën e arsim(im)it në të gjitha nivelet.

Në spikamë, përskaj rrjedhave shëndetësore dhe atyre ekonomike, jo aq edhe me më pak rëndësi mbetet edhe zhvillimi i rrjedhojave në sferën e arsimit, në të gjitha nivelet. Do ndalem paksa më shumë në nivelin e arsim(im)it të lartë, në mënyrën e zhvillimit të veprimtarisë arsimore, shkencore e akademike nëpër institucionet e arsimit të lartë dhe atyre shkencor.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e mbajtur më 23 mars 2020, solli Urdhëresën/Rregulloren me fuqi ligjore, për zbatimin e Ligjit të arsimit të lartë, gjatë kohës së Gjendjes së jashtëzakonshme (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr.76/2020), ku mes tjerash përfshihet edhe mënyra e realizimit të programeve studimore dhe vlerësimin e njohurive/diturive të nxëna nga ana e studentëve.

Në nenin 2 të kësaj Urdhërese me fuqi ligjore thuhet se “Programet studimore për nxënien e arsimit të lartë, në të tri ciklit në institucionet e arsimit të lartë, respektivisht në institucionet publike shtetërore dhe vlerësimi i njohurive/diturive, realizohen përmes sistemit të mësimit në distancë, duke aplikuar mjete për komunikim elektronik. Mjetet për komunikim elektronik, në kuptimin e kësaj urdhërese me fuqi ligjore, janë mjetet të cilat sigurojnë komunikim të dyanshëm gjatë realizimit të studimeve, pa pjesëmarrjen e përbashkët fizike të pjesëmarrësve në aktivitet. Mjetet për komunikim elektronik mund të jen platforma video-konferenciale, posta elektronike dhe sistemet tjera për shkëmbim elektronik të të dhënave. Për llojin e mjeteve që do të përdoren për komunikim elektronik, vendim sjell institucioni për arsim të lartë, gjegjësisht institucioni publik shkencor.”

Në nenin 3 të kësaj Urdhërese me fuqi ligjore thuhet se “Përmes sistemit për mësim në distancë, me aplikim të mjeteve për komunikim elektronik nga neni 2 i kësaj urdhërese me fuqi ligjore, relizohen ligjerata, ushtrime, forma të kontrollit kontinuitiv të diturive, mësim individual dhe forma tjera të cilat janë adekuat për specifikat e sferës arsimoro-shkencore dhe artistike, mësimit konsultativo-instruktiv, punës individuale studimore (hulumtim të literaturës, detyra seminarike, punë proektuese), si dhe mbrojtja e punimit/detyrës diplomike, të magjistraturës dhe doktoraturës. Dhënia e provimeve dhe kolokviumeve do të kryhet me aplikimin e mjeteve të komunikimit elektronik, me kusht që të jenë të siguruara zgjidhjet gjegjëse teknike të cilat edhe sigurojnë identifikim dhe kontroll të punës së studentëve gjatë dhënies së provimit.”

Urdhëresa me fuqi ligjore, e sjelluar nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte një akt i domosdoshëm që duhej të sjellet, duke pasur parasyshë krijimin e rrethanava të reja të jashtëzakonshme në vend.

Ky akt nuk cenon autonominë e funksionimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe nuk bie ndesh edhe me dispozitat ligjore të vetë Ligjit për arsim të lartë, ligj ky që e rregullon (përveç tjerash edhe) autonominë e universiteteve dhe lirinë akademike, sistemin e sigurimit dhe vlerësimit të kualitetittë arsimit të lartë, bazat e organizimit, drejtimit, zhvillimit dhe finansimit të veprimtarisë së arsimit të lartë, të drejtat dhe obligimet e studentëve.

Një akt të tillë vetëm se ndihmon procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në kushte të jashtëzakonshme, respektivisht përcakton formën e domosdoshme të zhvillimit të procesit arsimor-shkencor në kushte kur kufizohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe grumbullimi i tyre më në numër dhe mjedise kolektive, si rezultat që vjen në rrethanë të një rreziku nga infektimi vdekjeprurës nga virusi i identifikuar si COVID-19.

Neni 8, alinea (1), pika 4, 5 dhe 7, i Ligjit për arsim të lartë (“Gazeta zyrtare e Republikës ës Maqedonisë” nr.82/2018) thot se “Liria akademike u takon të gjitha anëtarëve të bashkësisë akademike dhe përfshin lirinë e realizimit të mësimit,…. “, respektivisht “lirinëe stdimeve, përcaktimi i rregullave për studim, format dhe llojet e veprimtarisëmësimore-arsimore dhe i kontrollit të diturive të studentëve” si dhe “Lirinë për zgjedhje të metodës së interpretimit të përmbajtjeve mësimore”.

Nga një numër i caktuar i institucioneve të arsimit të lartë, mësimi në distancë, e sidomos vlerësimi i diturive të studentëve në formë onlajn, nuk u mirëprit mirë dhe paknaqësia e tyre u shpreh në forma të ndryshme.

Dhe, si zakonisht, kur mungesa e arsyes shteret dhe ngulfatet, faji mbetet jetim. Çështë më e keqja, nuk shikohet edhe alternativë tjetër për të realizuar misionin dhe detyrën për të cilën jemi të obliguar të veprojmë dhe për të cilën shoqëria na paguan. Reagimet më të shumta në gjithë këtë proces të vendosur për zhvillimin e mësimit në distancë, me ndihmën e komunikimit elektronik, kanë të bëjnë sidomos me mënyrën e kontrollimit të diturive, respektivisht të dhënies së provime dhe kollokviumeve onlajn, ngase “kjo nuk ofron garancion për kualitet dhe do ta degradonte nivelin e diturive, kontributit dhe diplomës”.

Arsyetimi i një pohimi të tillë qëndron në ate se “nuk ekziston mekanizëm i cili do të siguronte mbykqyrje të tërësishme gjatë provimit dhe do të mundësohej manipulimi me provime”.

Ndoshta kjo duhet të kuptohet si brengosje që doli si rezultat i mospërgatitjes së tyre si institucion për rrethana të reja të krijuara shoqërore të jashtëzakonshme (siç është kjo situatë e krijuar nga Pandemia e COVID-19), si nga aspekti: mungesa e protokoleve të përgatitura paraprakisht, trajnimet e pamjaftueshme për përdorimin e sistemeve elektronike për zhvillimin e mësimit në distancë, kuadër joprofesional dhe joadekuat për zhvillim të mësimdhënies edhe përmes teknikës elektronike, mungesa e teknikës elektronike nga ana e vetë studentëve, por edhe vetë mësimdhënësve dhe ngjajshëm.

Apo, një pohim i tillë duhet të jetë kuptimplotë vetëm në rastet kur vërteto ekzistojnë arsyetime që qëndrojnë dhe të cilat drejtpërdrejtë vjenë në pikëpyetje objektivitetin e vlerësimit real dhe të duhur të diturive të studentëve, apo vlerësimi nuk korrespondon me matjen gjithpërfshirëse të njohurive dhe shkathtësive të nxëna.

Vlerësimi onlajn i diturive të studentëve sidomos është vështirë dhe pothuajse i pamundshëm të realizohet në disa lëmi shkencore, si bie fjala në fakultetet e arteve, i atyre teknike (psh. arkitekturë), atyre të medicinës dhe stomatologjisë etj., ku përpos pjesës teorike, me rëndësi është edhe pjesa praktike e vetë lëndës, e cila e formëson tërësinë e vetë lëndës mësimore.

Një vlerësim onlajn i diturive të studentëve mund të jetë edhe shumë joproduktiv dhe jocilësor, mandej edhe i dëmshëm dhe joreal, nëse kemi të bëjmë me infrastrukturë të dobët elektronike që posedon institucioni i arsimit të lartë (platforma digjitale të zhvilluara më parë, kuadër pamjaftueshëm i trajnuar për këso formë të mësimdhënies, mosposedim të protokolit për relizimin e kësaj forme të vlerësimit të diturive të studentit), nëse kemi të bëjmë me programe studimore në të cilën janë të regjistruar më shumë studentë (nga njëra anë) dhe ku një mësimdhënës mbulon më shumë lëndë mësimore (në anën tjetër), nëse kemi të bëjmë (a kemi të bëjmë me shumicë) me programe studimore të dizajnuara në aso forme që nuk përfshijnë në brendinë e tyre format, metodat, mjetet, resurset kualifikuese njerëzore dhe mënyrat alternative të realizimit të programës studimore, në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme.

Fakt është se asnjëherë nuk mund të sigurohet, bile edhe nuk duhet të insistohet që të kemi sistem uniform të vlerësimit (dhe madje edhe të ligjerimit). Ajo duhet të jetë kolorite. Vlerësimi, varësisht prej programit studimor, ndryshon në formë, metodë dhe mekanizma, si dhe në pjesën e rëndësishme të vlerësimit të vetë lëndës mësimore. Modele të zhvillimit të mësimit në distancë tani më janë të njohura dhe mjaft të zhvilluara në shumë mjedise akademike/univerzitete botërore, mirë të ranguara në rang listat e universiteteve më të mira botërore.

Vlerësimi i studentëve, nga shumë ekspert arsimor, në kushte të jashtëzakonshme, preferohet të relizohet përmes formës së videokonferencës, duke vendosë komunikim të drejtpërdrejtë mësimdhënës – student. Por, kjo formë është e qëlluar kur, përpos pajisjeve teknike, kemi të bëjmë me numrë më të vogël të studentëve dhe çift profesionalisht të përgatitur (trajnuar) për të përdorur aparaturën/teknikën.

Duke pasur parasyshë se gjendja e jashtëzakonshme e vendosur dhe që po mbretëron si rezultat i Pandemisë COVID-19, së paku sipas parashikimeve të Organizatës ndërkombëtaretë shëndetësisë dhe ekspertëve të lëmisë së shëndetësisë nuk pritet të zgjasë shumë, ndoshta edhe nuk duhet të brengosemi për fatin e vitit akademik të studimeve.

Rikujtojmë se neni 152 i Ligjit për arsim të lartë definon se “Viti akademik fillon më 1 tetor, dhe mbaron më 30 shtator vitin e ardhsëm dhe ndahet në dy semestra, dimëror dhe veror, ose në tri semestra, me mundësi mësimi të zhvillohet në cikluse. Fillimi dhe kohëzgjatja e mësimit nëpër semestra përcaktohet me statutin e universitetit, gjegjësisht institucionit të pavarur të arsimit të lartë”.

Kjo dispozitë ligjore nuk na detyron që me çdo kusht mësimi i rregullt nëpër institucionet e arsimit të lartë duhet të mbarojë në fund të muajit maj, por ajo mund të vazhdojë deri në 30 shtator të vitit në vijim, mund të ndahet në tri semestra (që përkon me situatën e tanishme në vend). Ndoshta do ishte më mirë, së paku në disa mjedise institucionale të arsimit të lartë, në ato institucione ku nuk ekzistojnë kushte (dhe miratim) për zhvillim të mësimit në distancë, mësimi të ndërprehej në tërësi (të jepej pushim për studentët, por edhe për mësimdhënësit), për një kohë deri sa zgjasin masat e jashtëzakonshme, dhe koha e humbur të kompenzohet në muajin muaj e tutje. Kjo do të nënkuptonte mësim në tri semestra, ku pas mbarimit të semestrit të dytë (të shkurtuar, si rezultat e situatës së krijuar), do organizoheshin ditë (javë) për kollokviume dhe provime.

Një formë e tillë (e lejuar edhe me dispozitat në fuqi ligjore) do të tejkalohej vetëm me ndryshimet e akteve të brendshme të vetë institucionit të arsimit të lartë, të ndihmuara me Urdhëresë me fuqi ligjore të sjellura nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Asgjë nuk është vonë. Mbi të gjithë, më shenjtorja, është shëndeti i njerëzve dhe e ardhmja e shëndoshë e gjeneratave të reja. Çdo improvizim për të arritur të vejmë drejt mbarimit me çdo kusht të vitit akademik në arsimin e lartë, duke lënë anësh relizimin e qëllimeve që shtron arsimi(mi) i lartë, nuk është asgjë tjetër pos që të rreshton si aleat i Pandemisë. (koha.mk)

(Autori është drejtor i Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë)