Ministri Vitia paraqet fazat e hapjes graduale lidhur me Covid-19

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka konfirmuar se nga 4 maji do të nis lehtësimi i masave të cilat do të bëhet në tri faza, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Në një konferencë për media, Vitia ka bërë të ditur se për herë të parë për tri ditë radhazi numri i të sheruarve tëjkalon numrin e të infektuarve dhe kjo ka bërë që të merret vendim për lehtësimin e masave.

“Për herë të parë për tri ditë radhazi numri i të sheruarve tëjkalon numrin e të infektuarve dhe na bën që të jemi në gjendje ti lehtsojmë disa nga msat” ka deklaruar Vitia.

Ai ka thënë se masat e reja po synojnë të çlirojmë ekonominë duke synuar të mbrojmë edhe shëndetin.

“Hapjen e ekonomisë ta bëjmë në tri faza. Faza e parëe nis më 4 maj deri 18 maj, gjatë kësaj periudhe do të zgjedhire orari i lëvizjësh së qytetarëve nga një orë e gjysëm në tri orë, paradite dhe pasdite”, ka deklaruar Vitia.

Postimi i plotë: