Ministria e Shëndetësisë me një njoftim të rëndësishëm për banorët e Prishtinës

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi të lëshuar për media ka njoftuar banorët e Prishtinës që mund të ndodhen jashtë kryeqytetit, që mund të kthehen deri nesër në ora 17:00, përcjell ALBAZONE MEDIA.

“Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar, sonte është vendosur karantinimi i Prishtinës.

Të gjithë banorët të cilët ndodhen jashtë Komunës së Prishtinës, kanë mundësinë të kthehen më së largu nesër (12 prill), deri në ora 17.00. Ju faleminderit për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim.

Vendimi për karantinim të Prishtinës, erdhi për faktin se sot pati mbi 20 raste të infektuara me koronavirus.