Ministrija Rozeta Hajdari tregon shkeljet që kanë gjetur në KRU ”Prishtina”

Shpërndaje

Ministrja e Ekonomisë Rozeta Hajdari, pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka treguar shkeljet qe kanë gjetur.

Ajo ka thënë se ndër vite performanca ishte negative nga menaxhmenti, njofton Klan Kosova.

“Humbjet kanë qenë për 58 për qind, ku tregon performim negativ nga viti në vit. Kru Prishtina 58 për qind të ujit nuk mundet me faturua fare”.

”KRU Prishtina ka paguar 200 mijë nga ndëshkimi, dhe nuk ka siguruar kushte paraprake për zbatim projekti. Nën drejtimin e këtij menaxhmenti ka paguar bonuse 109 mijë euro për punëtorët, edhe pse kishte punuar me humbje prej mbi 700 mijë euro”.

”Kru Prishtina kishte blerë automjete të përdorura, dhe kishte trajtuar konsumatorët me standarde të dyfishta. Mbi 30 punëtorë të punësuar nuk ishin deklaruar, ku ishin shmangur deklarimet të punësuarave”.

Kliko VIDEO