Ministrja e Financave: “Përgatitet analiza për akcizën e derivateve të naftës”

Shpërndaje

Ministrja e Financave, Nina Angellovska në konferencën e sotme për media paralajmëroi se në përgatitje janë analiza në lidhje me akcizën e derivateve të naftës, përfshirë edhe për vajin ekstra të lehtë.

“Se a do të jetë zgjidhje e cila do të propozohet në Qeveri barazim ose rritje e çmimit të naftës, në mënyrë shtesë do të dalim dhe do të informojmë”, tha Angellovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për qëndrimin e Ministrisë së Financave sa i përket kërkesës së Odës Ekonomike që të barazohet çmimi i akcizës së vajit ekstra të lehtë me akcizën e dizelit.

Angellovska theksoi se duhet të jenë të kujdesshëm, të bëjnë analiza të hollësishme dhe vendimet t’i bazojnë në ato analiza, ndërsa për momentin, siç informon, shqyrtojnë se sa shfrytëzohet vaji ekstra i lehtë dhe çka do të nënkuptonte për të gjitha derivatet e naftës.

Ajo vlerëson se rrethanë e favorshme është rënia drastike e çmimit të naftës, gjegjësisht rënia e çmimeve me pakicë prej 20 denarë, duke shtuar se cilëndo zgjidhje që e sjellin nuk do të përgatitet që të godasë në xhepin e qytetarëve.

“Duhet të jemi realistë dhe të shohim se kompanitë në fillim të vitit kur i kanë bërë planet financiare nuk kanë paraparë rënie të këtillë të çmimit të naftës, nëse flasim për rritje të çmimit gjithsesi do të dalim me numrat dhe me zgjidhjen e saktë e cila është më e drejta, dhe çka do të nënkuptojë nëse çmimi me pakicë rritet që të mund të bie çmimi i akcizës. Bëhet fjalë për një masë antikrizë në të cilën punojmë bashkë me Drejtorinë Doganore, mirë do ta mendojmë, dhe gjithsesi do të informojmë për kë është propozim zgjidhja”, shtoi Angellovska.