“Mos më ofendo, regjia ndalja fjalën”, përplasje e ashpër mes Vjosa Osmanit dhe Driton Selmanajt

Shpërndaje

Në përplasje u përfshi edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Por çka tha Vjosa Osmani që nxiti reagimi e ashpër të bashkëpartiakëve të saj.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thënë se në mbledhjen e fundit të kryesisë ka kërkuar që pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi të nxjerrë një ligj të veçantë që autorizon kufizimin e të drejtave të qytetarëve, por që ky propozim nuk është përkrahur, shkruan Reporteri.net.

“Në mbledhjen e fundit të kryesisë e kemi të trajtuar si pikë të veçantë obligimin e kuvendit që pas aktgjykimit të Kushtetueses të nxjerë ligj të veçantë që autorizon kufizimin e të drejtave të qytetarëve. Mendimi im si kryetare ka qenë që urgjentisht të procedojmë me një ligj të tillë në Kuvend sepse kjo do të eliminonte çdo problem procedural. Ky propozim për një grup punues që do ta sillte brenda javës në Kuvend ligjin e veçantë për pandeminë nuk është përkrahur”, u shpreh ajo.

Osmani tha se është obligim i deputetëve që urgjentisht ta procedojnë këtë ligj. Ajo ka thënë se do ta procedoj një draft qysh nesër sipas të gjitha procedurave. Në mënyrë ajo tha që të rikonfirmohet roli i Kuvendit ashtu siç e ka thënë Gjykata Kushtetuese.

“Megjithatë mendoj që si deputetë e kemi obligim që urgjentisht ta procedojmë këtë ligj. Ka ekspertë që e kanë ofru ndihmën e tyre që urgjentisht ta bëjnë këtë vend. Unë do ta procedoj një draft qysh nesër sipas të gjitha procedurave. Si nismë administrative e hartuar na ekspertët që nëse ka vullnet për pak ditë procedohet në Kuvend. Do të duhej që shqetësimi kryesor të ishte shëndeti i qytetarëve të eliminojmë barriera e jo të krijojmë të tilla. Përderisa ky kuvend nuk është shpërnda rruga më e mirë është që brenda pak ditësh ta kalojmë ligjin e veçantë siç e ka mbështetjen nga Gjykata Kushtetuese dhe të mos kemi më asnjë problem. Në mënyrë që të rikonfirmohet roli i Kuvendit ashtu siç e ka thënë Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Osmani.