Mustafa: Nëse e marrim Qeverinë hapi i parë do të jetë heqja e reciprocitetit

Shpërndaje

Mustafa deklarohet për media Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes deklaroi se kanë marrë përkrahjen nga Këshilli i Përgjithshëm për formimin e koalicionit me AAK-në, AKR-në, Nismën dhe minoriteteve. Mustafa tha se presin që Vetëvendosje ta pranojë ose ta refuzojë mandatarin për Qeverinë. Ai tutje tha se nëse LDK-ja do ta marr drejtimin e Qeverisë, hapi i parë do të ishte heqja e reciprocitetit, Sipas tij, kjo për t’i hapur rrugë dialogut, duke shtuar se, nëse Serbia nuk reflekton do të kthehej një reciprocitet i plotë ekonomik dhe politik. Mustafa ka shtuar se janë të interesuar që vendi të mos vazhdojë gjatë me këtë qeveri në detyrë sepse, sipas tij, shumë marrëveshje kërkojnë ratifikim në Kuvend.