Mustafa thotë se Thaçi s’i kërkoi emër për mandatar

Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha se kreu i shtetit nuk i ka kërkuar emrin e mandatarin për formimin e Qeverisë së re, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, raporton Ekonomia Online.

“Jam i bindur se edhe zgjedhjet në këtë periudhë nuk do të na sillnin në një situatë që jemi duke marrë parasysh vullnetin politik, dhe duke marr parasysh mocionin e mosbesimit që nënkupton që është shumica e cila ka drejtë edhe kushtetutën ta ndryshojë”.

“Kjo Qeveri do të kishte detyrë me kapacitete të plota kundër virusit Corona, të punoj në zhvillimin ekonomik, do të kemi kujdes të veçantë të ndihmojmë biznesin dhe me nevojën e dialogut me Serbinë, dhe do të kemi një shumicë që pastaj do ta votonte Kuvendi”.

“Sot s’kemi biseduar për emër, por për vullnetin politik, presidenti do t’i respektoj procedurat ne si LDK nuk do të hymë në një proces që nuk është kushtetues”.