Nagavci, Thaçit: Nuk do të ketë Qeveri të re

Shpërndaje

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, për bërjen e qeverisë së re.

Përmes një postimi në Twitter, Nagavci ka thënë se plani i Thaçi për Qeveri të re e shkel Kushtetutën.

“Nuk do të ketë Qeveri të re. Plani i Thaçit shkel kushtetutën dhe synon të rivendosë palët që i mundësojnë atij të shtyjë përpara marrëveshjet e tij me Vuçiqin”, ka shkruar Nagavci.

Sot gjatë ditës, presidenti i vendit Hashim Thaçi tha se gjatë javës së ardhshme do të marrë hapat e fundit kushtetues për formimin e Qeverisë së re.