Ndërroi jetë ish ushtari i UÇK-së nga Haraçina

Shpërndaje

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë ish ushtari i UÇK-së nga Haraçina, Skender Sinani.

“Te Allahut jemi dhe tek allahu dote kthehemi “sod me daten 14.04.2020 nga nje semundje e rënde e zemres nderoj jet vllau im Skender Sinani ish veteran iluftes se lavdishme te -2001 lavdia dhe paqja qoft mbi te”, ka njoftuar vellau i tij.

Te nderuar vëllezër, miq dhe shokë varrimi i Skenderit do të bëhet sot 15.04.2020 pas namazit të drekes tek varezat e Veteranëve në Haraçinë.

Stafi i portalit ALBAZONE MEDIA GROUP, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sinani, kurse të ndjerin Zoti e shpërbleft me Xhennet!