Në maj takim i ri i liderëve, do të bisedohet edhe për zgjedhjet

Shpërndaje

Takim të liderëve në të cilën do të diskutohet për rrjedhën e mëtutjeshme të procesit politik në vend, si dhe për afatet e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, paralajmëroi presidenti Stevo Pendarovski për gjysmën e parë të muajit të ardhshëm.

“Në këtë periudhë të gjitha përpjekjet dhe resurset shtetërore duhet të orientohen në ballafaqimin me pandeminë e koronavirusit” , kanë thënë nga Kabineti i presidentit Pendarovski.