Nga e mërkura zgjatet ora policore, fillon në ora 16:00 deri në 05:00 të mëngjesit

Shpërndaje

Nga dita e mërkurë Ora policore në mbarë shtetin do të filloj nga pora 16:00 dhe do të zgjasë deri në ora 05:00 të mëngjesit. Kështu vendosi qeveria në mbledhjen e sotme, mëson Alsat. Ndërkohë që gjatë uikendit ora policore do të zgjas 24 orë. Masë e këtillë ditë më parë u vendos për qytetin e Kumanovës.

Megjithatë përkujtojmë se gjatë orës policore do të mund të lëvizin lirshëm të gjithë ata që paraprakisht kanë siguruar leje për shkuarje-ardhje nga vendet e punës dhe raste të tjera.