Ngritet aktakuzë ndaj 19 personave me dyshimin për keqpërdorim të detyrës (Video)

Shpërndaje

Fuqia e ujërave të Kosovës ua tërhoqi vëmendjen investitorëve të huaj.

Por se kompanisë “Limak Calik”, në 2013-ën iu ofrua mundësia që t’i privatizojë 4 hidrocentrale të vendit pa u lodhur fare.

Komiteti Qeveritar për Privatizim në krye me ish ministrin e zhvillimit ekonomik Besim Beqaj, patën vendosur që hidrocentral e Lumbardhit, të Burimit, Radavcit dhe atë të Dikance, t’i transferojnë në Kompaninë kosovare për distribuim dhe furnizim të energjisë, për t’u privatizuar më pas nga kompania turke, njofton Klan Kosova.

Por me këtë vendim, 5 anëtarët e komitetit dyshohen se keqpërdorën detyrën e tyre zyrtare, meqë veprimet e 7 vjetëve më parë këtyre dhe 14 zyrtarëve tjerë u kushtuan me aktakuzë të cilën Prokuroria Speciale e ngriti të premten.

Kronikë nga Rina Mujku.