Njoftim: Shqiptarët që jetojnë në SHBA, mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë

Shpërndaje

Në se je qytetar shqiptar që ndodhesh momentalisht në SHBA dhe dëshiron të udhëtosh drejt Shqipërisë, ky udhëtim mund të realizohet duke u koordinuar me procesin e riatdhesimit me Air Albania që operon nga qyteti i Frankfurtit (Gjermani), Vjena (Austri), Roma dhe Milano (Itali).

Në çdo rast ju mund të fluturoni nga SHBA-ja drejt Europës, të qëndroni tranzit në aeroportin që keni zgjedhur dhe më pas të merrni fluturimin e Air Albania drejt Tiranës.

Sugjerojmë që fillimisht të siguroni një vend në pjesën e dytë të fluturimit me Air Albania. Për të realizuar këtë klikoni ne linkun e mëposhtëm si edhe të ndiqni hapat e vënë në diapozicion nga kompania Air Albania dhe Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës.

https://www.airalbania.com.al/sq/reparation-information

Paralelisht duhet të keni koordinuar fluturimin nga SHBA-ja drejt qytetit që keni zgjedhur, e për këtë sugjerojmë t’u drejtoheni agjencive të fluturimit/ajrore.

Për çdo paqartësi lidhur me këtë proces jeni të lutur të kontaktoni në telefon ose Whatsap nga ora 8.00 deri në orën 18.00 në numrat e vendosur në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë:

‪+355 4 224 60 00

‪+355 69 80 47 619

‪+355 69 80 47 625

‪+355 69 80 47 633