Njohësi i çështjeve politike pas letrës së Thaçit: Çështja e mandatarit do të përfundojë në Kushtetuese!

Shpërndaje

Njohësi i çështjeve politike Rasim Alija në një prononcim për Gazeta Blic ka komentuar letrën e pestë të Thaçit drejtuar Kurtit.Alija thekson se si Presidenti dhe Kryeministri në detyrë po thirren në nene të ndryshme dhe çështje mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.“Kemi hy në fazën e marrjes së epilogut sa i përket shkëmbit të letrave ndërmjet Presidentit Thaçi dhe Kryeministri në detyrë Kurti.Ajo çfarë mund të thuhet është se derivati i shkëmbimit të këtyre letrave është se të dy thirren në nene të Kushtetutës. Kryeministri aktual thirret në nenin 82 të Kushtetutës që nënkupton shpërndarjen e parlamentit pas mocionit të mosbesimit ndërsa Presidenti thirret në nenin 95 ku sipas tij pretendon se pas kërkimit të mandatait nga partia fituese e drejta e kalimit të mandatit i kalon partisë tjetër. Jam i bindur se pasi Thaçi do t’ja japë mandatin LDK-së. Tutje Vetëvendosja do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuse dhe më tej mund të futemi në një bllokadë institucionale”.

Alija thekson se edhe LDK-ja nuk e ka të sigurtë formimin e Qeverisë pasi përveç AAK-së dhe Nismës i duhet edhe disa vota shtesë.“Ajo çka është e rëndësishme tani është se nuk ka garanci se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës të mund ta bëjë një koalicion me subjektet politike pavarsisht se NISMA dhe AAK-ja janë shprehur pro një koalicioni të tillë. Për të bërë këtë koalicion me patjetër do të duheshin ose votat e PDK-së, listës serbe ose minoritetet pra jemi në një pasiguri të madhe edhe të faktit se LDK-ja ta formojë një Qeveri. Shihet se Kosova në aspektin politik një muaj ose dy sdo të ketë stabilitet dhe do të kemi para vetes akuzat dhe kundërakuzat në lidhje me vendimet e Presidentit për të mandatuar LDK-në. Pra nuk dihet epilogu i një Qeverie të ndërtuar nga LDK-ja dhe kjo çështje do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Prej vitit 2010 e tutje fatin politik të institucioneve në Kosovë e ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese “thekson Alija për Gazeta Blic.Gjatë ditës së sotme Presidenti Thaçi i dërgoi për herë të pestë letër Kryeministrit në detyrë Kurti në lidhje me emrin e mandatarit raporton Gazeta Blic.