Nuk e dua shtetin që vr.et!

Shpërndaje

Shkruan: Arber Çeliku

Teksa sherifët lokalë, me leje të posaçme nga Nëna Parti, sorollaten kastile për salltanet gjatë orës policore rrugëve të lagjeve tona, policia e shtetit shkon e arreston tre të rinj në Hasanbeg, madje edhe duke përdorur dhunë mbi ta…

Kështu ky shtet veproi në Bit Pazar më 1992, me ç’rast, na shkaktoi trauma neve gjimnazistëve shqiptarë. Ende më dhimbset një shoku im i klasës, i cili nga trauma e shkaktuar policore nuk pati më vullnetin të rrijë në shtëpinë e vet në Shkup dhe sa herë flasim përmes whatsapp-it, ai në dhé të huaj e unë këtu, e shan këtë shtet, sepse ai edhe sot e kësaj dite, qysh nga ajo ngjarje, nuk e bën dot gjumin rehat…

A nuk mjaftoi dhuna me hapjen e Universitetit të Tetovës, me ngritjen e flamurit në Gostivar më 1997, 2001-shi, Brodeci, Sopoti, Kumanova dhe shumë ngjarje të shëmtuara në demokraci, kur shteti duhet të jetë për të gjithë njësoj, pa dallim etnie, race a feje?!

Zoti ju marroftë!

Tjetër s’di ç’të them më shumë…