Ora policore vazhdon nga 16:00 deri në ora 05:00, gjatë uikendit priten masa amë të ashpra

Shpërndaje

Pas orës policore e cila zgjati plot 61 orë në gjithë shtehtin, sot vërehet lëvizje të njerëzve dhe trafikut nëpër rrugë. Ora policore prej sot vazhdon sikurse ditëve të punës të javës së kaluar, nga 16:00 deri në 05:00.

Për uikendin e ardhshëm po shqyrtohet mundësia që ndalimi të zgjatet edhe për një ditë, sipas gjitha gjasave, do të jetë e hëna, që nënkupton që ndalesa të vlej nga e premtja në ora 16:00 deri të martën në ora 05;00. Këtë dje e paralajmëroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sipas të ciit një propozim i këtillë do të shqyrtohet në seancën e sotme të Qeverisë.