Orari i ri, avazi i vjetër, qytetarët dynden sërish në tregje (Video)

Shpërndaje

Duket se zgjatja e orarit nuk ka ndikuar në minimizimin e lëvizjeve të mjeteve apo këmbësorëve.

Grumbullime të shumta njerëzish ka patur në tregje, duke rritur kështu mundësinë për përhapjen e virusit.Rregullat e vendosura në tregun e kombinatit duket se nuk janë aplikuar në tregje të tjera të fruta-perimeve, si ai pranë zonës së Xhamllikut apo tregut pranë “Shkollës së Bashkuar”.

Qytetarët ishin të shumtë dhe nuk respektuan distancën. Shume prej tyre thone ser janë dakord me zgjatjen e orareve por kundershtojne izolimin e plote ne fundjave.

Radhë janë krijuar edhe në filialet e bankave dhe të postës.Pensionistët vazhdojnë të thyejnë izolimin për te bere pazaret apo per te paguar faturat, megjithse jane kategoria me e rrezikuar

Ndërkohë në rrugën Myslym Shyri, janë arrestuar dy shtetas, për tregtimin e maskave dhe dorezave pa faturë tatimore dhe për mos pagimin e taksave./VizionPlus