Orë policore nga e enjtja deri të hënën! Nesër qeveria do ta diskutojë këtë propozim

Shpërndaje

Në seancën e nesërme të qeverisë do të diskutiohet propozimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse që kjo fundjavë të jetë tërësisht në izolim. Siç tregoi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe propozimi është që ora policore të fillojë të enjten në mbrëmje e të zgjasë deri të hënën në mëngjes. Kjo do të përfshinte edhe festën e 1 majit, Ditën e Punëtorëve.

“Të mos ketë konfuzion, ky është vetëm propozim. Nesër në seancë qeveritare do të sillet vendim pas çka do t’i informojmë qytetarët” tha Filipçe në konferencën e sotme për media.

Për këtë propozim sot ka folur edhe Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, i ka propozuar Qeverisë që gjatë fundjavës të mos ketë orë policore të vazhduar, sikur ishte me rastin e Pashkëve. Në vend të kësaj, Çulev propozon që ora policore të fillojë njëjtë sikur fundjavën e kaluar, kur ndalesa filloi të shtunën në orën 15:00, ndërsa zgjati deri të hënën në mëngjes.

E Ministri i Shëndetësisë duke folur për këtë propozim të Çulevit tha se “nuk duhet të flitet për mendime personale, ose dëshira, por për mendime të bazuara në njohuritë e profesionistëve”./TV21