Osmani: Kërkesat e kreut të BFI të nevojshme, nuk do bëjmë dramë se secili jemi të dëmtuar

Shpërndaje

Kërkesa e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi për zëvendëskryeministrin Bujar Osmani nuk është kërcënim, por shprehje e nevojës për mbulim të rrogave minimale të imamëve.

“Kam biseduar me Reisin dhe në asnjë moment nuk është kërcënuar, por vetëm ka shprehur nevojën për mbulimin e rrogave minimale edhe për imamët në situatë kur xhamitë janë të mbyllura ashtu si që mbulohen rrogat minimale për të punësuarit tjerë që janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre”, kështu ka deklaruar zv.kryeministri Osmani.

Ndërkohë në anën tjetër, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore çdo ditë miraton masa, rekomandime, konkluzione dhe rregullore me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit, për të riparuar dëmet ekonomike dhe shteti të dalë më shpejtë nga kjo krizë.

Shëndeti dhe mirëqenia kolektive e çdo qytetari është thelbësore. Prandaj, theksojmë se të gjithë aktorët e shoqërisë kanë një detyrim të respektojnë masat e institucioneve sa më rigoroze të jetë e mundur, sepse bëhet fjalë për shëndetin e të gjithë qytetarëve dhe Qeveria do të vazhdojë të krijojë dhe zbatojë masa për të ndihmuar të gjitha komunitetet dhe shoqërinë dhe qytetarët, theksojnë kështu nga Qeveria.

Ndryshe, nga Prokuroria theksojnë se janë duke ndjekur deklaratat dhe sqarime dhe në varësi nga konstatimi i gjendjes do të veprohet sipas ligjit.