Osmani: Qeveria Kurti dikujt i’a prishi strofullën e krimit prandaj u rrëzua

Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth rrëzimit të qeverisë dhe shkarkimit të bashkëpartiakut të tij, Agim Veliut nga posti i Ministrit të Punëve të Brendshme.

Sipas Osmanit, një qeverie e tillë dhe një bashkëpunim i tillë dikujt ia ka prishur strofullën e krimit, prandaj u rritën përpjekjet për ta prishur atë.

“Tani kur e kishim një qeveri të tillë, hartuam programin qeverisës e që një pjesë e madhe e këtij planin u bë nga LDK , dhe kur filloj të zbatohet ai, kjo nënkuptonte që dikujt do t’i prishej strofulla e krimit, pra natyrisht që interesat e njerëzve që janë të lidhur drejtpërdrejt me krimin për të ja ndal punën një qeverie të tillë, natyrisht që edhe përpjekjet për ta prishur atë u rritën”, ka thënë Osmani në Desk.

Tutje Osmani, tha se personat që ishin kundër kësaj qeverie u bënë zërat themelor në LDK, duke përfshirë edhe Agim Veliun.

“Brenda partisë kemi qenë një numër i madh i njerëzve kemi qenë pro këti koalicionit dhe një numër të tjerë që vazhdimisht kanë shpreh kundështime, por problemi eskaloj kur zërat që ishin kundër një koalicionit të tillë dhe që punonin kundër një koalicioni të tillë u bënë zëri themelor i LDK, po flas edhe për zotin veliu dhe të tjrët”, ka thënë Osmani.