Pas banesës, Driloni dhe Bengylja gjetën edhe punë (Video)

Shpërndaje

Pasi siguroi kulm mbi kokë, Drilon Veli, tani ka gjetur edhe punë. Ai, të hënën do të nis punën në një ndërmarrje ndërtimi në Shkup. Oferta i ka ardhur menjeherë pasi historia e tij u bë publike.

“Kemi gjetë punë. Isha për të biseduar me drejtorin e një firme ndërtimi këtu në Shkup. Nga dita e hënë e filloj punën. Puna mu ofrua disa ditë më parë, por unë kërkova disa ditë derisa të akomodohemi në banëse”, tha Drilon Veli, banor i Shkupit.

Ofertë për punë ka marrë është bashkëshortja e tij, Bengyl Veli.
“Bashkëshortes time i ka ofruar punë familja ku u strehuam tre ditë. I kanë ofruar që të punojë në një dyqan për shitje dhe ajo do të nis me punë pasi të rehatohemi me shtëpi”, tha Drilon për gazetën LAJM.

Anëtarët e familjes Veli tashmë kanë filluar një jetë të re. Në banesën ku janë sistemuar përkohësisht nuk ju mungon asgjë dhe thonë se janë shumë të lumtur. Ata presin që pas tre muajve ta zgjidhin përgjithmonë problemin e banimit.
“Jemi shumë të lumtur për këtë çka ndodhi dhe u adaptuam shumë shpejtë. Jemi shumë të lumtur. Gjithçka kemi, edhe çika është shumë e lumtur”, tha Bengyl Veli, banore e Shkupit.

Drilon Veli, rrëfen se si menjëherë pas lajmit, shumë bamirës i kanë ofruar ndihmë, ndërsa humanisti i njohur kosovar Halil Kastrati dhe bashkëpunëtorët e tij në Shkup e kanë strehuar në një banesë përkohësisht dhe i kanë premtuar se pas tre muajve do t’ia zgjidhin përgjithmonë problemin e banimit.
“Tani në banesën ku jetojmë nuk paguajmë qira dhe brenda 3 muajve do të na sistemojnë përgjithmoën, shoqata “Jetimat e Ballkanit” që drejtohet nga Halil Kastrati”, u shpreh Driloni.

Historia e familjes Veli nga Shkupi, e cila kishte mbetur nën qiell të hapur për disa ditë preku gjithë shqiptarët. Storja për këtë familje u bë virale menjëherë pasi u publikuan pamjet ku shihej se si ishin strehuar në një tendë të vogël në park, për shkak të pamundësisë për të paguar qiranë e shtëpisë.