Pasuria e Meliza Haradinaj i afrohet milionit, ja çfarë ka deklaruar ajo

Shpërndaje

Emri i Meliza Haradinajt është përmendur sot Ministre e ardhshme. Ajo do të jetë në krye në Ministrisë së Jashtme, derisa në Qeverinë Haradinaj ishte këshilltare e tij.

Derisa mbante këtë pozitë, ajo ka deklaruar pasurinë e saj. Në deklarimin që ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Haradinaj ka deklaruar një banesë në vlerën 600 mijë euro në pronësi të bashkëshortit. Ajo ka deklaruar poashtu se bashkëshorti i saj posedon dy vetura një Range Rover në vlerën 40 mijë euro dhe një BMW 116 në vlerën 25 mijë euro. Tek pasuria e paluajtshme ka deklaruar edhe një orë dore në vlerën 11 mijë euro, si dhuratë nga bashkëshorti.

Të hyrat e saj vjetore nga paga e saj 1,173 euro në kohën kur ishte këshilltare, kapin vlerën mbi 14 mijë euro. Ndërkaq, të hyrat e bashkëshortit nga biznesi i tij kapin vlerën 108 mijë euro në vit. Pasuria e saj në total arrin të jetë mbi 900 mijë euro.