Pendarovski: Me guxim dhe durim ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë

Shpërndaje

Në urimin e tij për festën e Pashkëve, presidenti Stevo Pendarovski tha se kjo festë duhet të na rikujtojë se tani na duhet besim, guxim dhe durim për ta tejkaluar këtë periudhë të vështirë gjatë menaxhimit të koronavirusit

“Këtë vit festën e Pashkëve e kemi më ndryshe. Për shkak të krizës globale të shkaktuar nga pandemia me të cilën përballemi të gjithë, këtë vit jemi nën barrën e kërcënimit të koronavirusit dhe festën e presim në shtëpitë tona, në atmosferë të ndryshme dhe me zakone dhe sjellje të ndryshme. Uroj që Pashkët të na rikujtojnë se tani na duhet besim, guxim dhe durim për ta tejkaluar këtë periudhë të vështirë gjatë menaxhimit të virusit, dhe duke kapërcyer krizën ta mësojmë mësimin më të rëndësishëm jetësor për nevojën për barazi më të madhe, përgjegjësi, solidaritet dhe respekt mes nesh. Le të jetë festa e madhe për shumë vite, Krishti u ringjall!|”, deklaroi Stevo Pendarovski, president.