Pendarovski paralajmëron takim liderësh në gjysmën e parë të muajit maj

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski planifikon të organizojë takim liderësh në gjysmën e parë të muajit të ardhshëm.

Siç kanë konfirmuar për MIA nga Kabineti i presidentit, në takimin në maj do të diskutohet për vijimin e mëtejmë të procesit politik në vend, si dhe afatet e mundshme të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Në këtë periudhë të gjitha përpjekjet dhe resurset shtetërore duhet të orientohen në ballafaqimin me pandeminë e koronavirusit”, kanë thënë për MIA nga Kabineti i presidentit.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mbrëmë publikisht ftoi shefin e shtetit, Stevo Pendarovski të thirr takim liderësh lidhur me nismën e LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit të cilët kërkojnë konvokim të sërishëm të Kuvendit.