Pendarovski të punësuarve në Infektive: Qëndroni me përgjegjësi dhe profesionalizëm në këtë betejë, të gjithë jemi me ju

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski përmes video lidhjes realizoi bisedë me drejtoreshën dhe me disa persona të punësuar mjekësorë në Klinikën infektive në Shkup, me ç’rast u informua për gjendjen momentale në klinikë, për numrin e pacientëve dhe gjendjen e tyre shëndetësore, si dhe për kapacitetet akomoduese të këtij institucioni dhe për personelin mjekësor në dispozicion.

“Motivimi juaj, përkushtimi dhe para së gjithash profesionalizmi me të cilin çdo ditë i kryeni obligimet në këtë krizë shëndetësore të shkaktuar nga virusi KOVID-19, tek unë dhe besoj edhe tek të gjithë qytetarët tanë zgjon ndjenjën e sigurisë dhe qetësisë. Ju inkurajoj të vazhdoni me tempon e njejtë dhe me sakrificë të kujdeseni për pacientët dhe në numër sa më të madh të shëruarish t’i përcillni në shtëpi tek familjet e tyre. Qëndroni në këtë betejë, të gjithë jemi me ju”, i porositi presidenti.

Të punësuarit në Klinikën infektive, siç informojnë nga Kabineti i tij, e njoftuan presidentin për rreziqet e mëdha që i sjell puna e tyre dhe për pajisjen e disponueshme për mjekët dhe personelin mjekësor-teknik të Klinikës, si domosdoshmëri dhe nevojë në angazhimin e tyre. Ata cekën se kanë mjaft mjete dhe se klinika e tyre rregullisht furnizohet, ndërkaq i tërë personeli është i angazhuar maksimalisht dhe me përkushtim, duke i zbatuar të gjitha masat e mbrojtjes dhe rreptësisht duke iu përmbajtur rekomandimeve të OBSH-së.

Presidenti Pendarovski iu shprehi mirënjohje në betejën me virusin e rrezikshëm sepse ata janë të parët në linjën e mbrojtjes, ndaj çka të punësuarit e Klinikës infektive thanë se janë të vetëdijshëm për rrezikun, i cili është pjesë përbërëse e profesionit të tyre dhe shfaqën bindje se të gjithë bashkarisht do të përballen me këtë, sepse është reaguar me kohë.

Presidenti me bashkëbiseduesit na Klinika infektive folën edhe për sfidat personale të personave mjekësorë, për lodhjen psiko-fizike, për presionin që e shkakton ekspozimi ndaj rrezikut të lartë., si dhe për mbështetjen nga të afërmit e tyre dhe mënyrën e funksionimit në familjet e tyre. Ai i porositi të punësuarit në Klinikën infektive të qëndrojnë ndaj standardeve të larta profesionale, ta ruajnë veten dhe t’i ruajnë dhe kujdesen për pacientët, për shëndetin e qytetarëve tanë. Presidenti gjatë bisedës shprehi falënderim për mundin, përkushtimin, guximin dhe angazhimin pa rezervë në detyrë.

Në bisedë, presidenti Pendarovski dhe personat e punësuar mjekësorë në Klinikën infektive në Shkup dërguan porosi të përbashkët drejt të gjithë qytetarëve për respektim të masave dhe rekomandimeve, sepse ato janë për të mirën e çdokujt dhe se kjo është mënyra e vetme për tejkalim më të shpejtë të kësaj krize.

Pendarovski përmes video lidhjes bisedoi me drejtoreshën e Klinikës infektive, dr. Milena Stevanoviq, me drejtoreshën organizative, Mirjana Pehçevska Popilieva, me dr. Ilir Demirin, me dr. Ljubica Miçunoviq, anesteziologe dhe me Marina Hristova, infermiere në Klinikën infektive./MIA/