Plani i Mitsotakis, kur e shpall planin e heqjes së masave kufizuese ne Greqi

Shpërndaje

Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Mitsotakis do të shpallë të martën planin e kthimit gradual të Greqisë në një situatë më normale pas një muaji e gjysmë zbatimi të masave kufizuese për koronavirusin.

Filozofia dhe fazat e njëpasnjëshme të planit të tranzicionit në “normalitetin e ri” do të komunikohen nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, të martën 28 prill, në ora 18,00.

Sipas zëdhënësit të qeverisë, Stelios Petsas, zbatimi i planit shtrihet në një periudhë dymujore, nga fillimi i majit deri në fund të qershorit.