Po, kjo është luftë botërore e pashpallur, nuk është pandemi!

Shpërndaje

Shkruan: Abdulla Mehmeti

Ballkani është djepi i dijes dhe qytetërimit evropian e botëror, nuk mund t’i shiten përralla kineze dhe sovjetike!

LUFTA E RE, SFIDË E NJERËZIMIT PËRPARIMTAR KUNDËR ZULLUMIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR NDËRKOMBËTAR

Lufta botërore aktuale, e pashpallur ende si luftë e tretë, që sapo ka filluar, për dallim nda dy të parat, zhvillohet me armë biologjike dhe armë të tjera të sofistikuara, sado që politika dhe mediet mundohen ta kamuflojnë përmes pandemisë nga një virus pak i njohur për shkencën jo elitare dhe opinionin, përbën sfidën më të madhe për njerëzimin në shekullin e ri.

Secili individ, komb dhe shtet, duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë dhe t’i ndërmarrin të gjitha masat për mbrojtje në të gjitha nivelet dhe me të gjitha mjetet e mundshme, që ta tejkalojmë me sa më pak pasoja, në radhë të parë duke mbrojtur jetët e njerëzve dhe dëmet e parashikueshme shëndetësore, sociale, ekonomike dhe të tjera.

Mos keni frikë, se luftërat moderne të këtij lloji nuk mund të zgjatin shumë, nuk shkaktojnë shumë viktima në njerëz, po përfundojnë me ndryshime të mëdha shoqërore, sociale, ekonomike e politike, sa do të duhet shumë mund dhe punë e palodhshme për rikthimin e botës në gjendje normaliteti.

Sidoqoftë, bota dhe jeta në të ardhmen do të jenë shumë më të mira, ku njerëzimi do të jetojë më të lirë dhe në mënyrë të dinjitetshme.

Arritjet e derisotme kolosale në shkencë dhe mjekësi nuk janë në gjendjen siç paraqiten aktualisht, të pazonja për t’u përballur me një pandemi virusi, por është politika, propaganda dhe interesat e shteteve të fuqishme, gjeopolitika dhe gjeostrategjia e tyre, konkurrenca dhe rivaliteti për dominim, për resurse dhe kapital, që ia marrin frymën shkencës në këtë luftë të padrejtë, ku pësojnë njerëzit e pafajshëm dhe përfitojnë një grusht oligarkësh nga prapaskena e qeverisjes globale.

Zoti e ka krijuar botën për njeriun, jo për djallin dhe Antizotin, të cilët kësaj radhe do të dalin humbës përballë njerëzimit të zgjuar të botës dhe të drejtës universale, për ruajtjen e natyrës, qenies njerëzore dhe vazhdimësisë së jetës mbi tokë.

Durim, kurajë, reflektim dhe vigjilencë, se në këtë betejë nuk jemi vetëm, por është bashkë i gjithë njerëzimi përparimtar, kundër të keqes, zullumit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.