Policia nisë hetimet për zbardhjen e identitetit të personit që e kërcenoi Albin Kurtin

Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se e ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me kërcënimin që i është bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

Përmes një komunikate për media, prokuroria thekson se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka autorizuar Policinë e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me kërcënimin që i është bërë më 10 prill 2020, Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, përmes rrjeteve sociale. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke punuar për zbardhjen e identitetit të vërtetë të personit në fjalë, si dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.