Politikanët në takim te Presidenti pa maska e dorëza dhe pa distancë (Foto)

Shpërndaje

Krerët e partive politike në takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin nuk kanë mbajtur distancën e duhur të rekomanduar për parandalimin e shpërndarjes së pandemisë së coronavirusit.Në takimin e mbajtur në kohë pandemie, shumica e përfaqësuesve apo liderëve partiakë nuk kanë pasur as maska e as dorëza.Në këtë takim kanë marrë pjesë të gjitha partitë politike në Kosovë, por sipas fotografive të dërguara nga presidenca e Kosovës, pothuajse asnjëra prej tyre nuk janë kujdesur për masat mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.Gjithashtu, as nga ana e presidencës së Kosovës nuk ka pasur ndonjë masë preventive në lidhje me pritjen e përfaqësuesve të partive.