Presidenti Thaçi i nënshtrohet testit për COVID-19

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në orët e hershme të mëngjesi është nisur për në QKUK, konkretisht në Klinikën e Urologjisë, për shkak të një problemi që i është shfaqur nga gurët në veshkë, shkruan “Insajderi”.

Siç mëson “Insajderi”, me të arritur në QKUK presidenti Thaçi u është nënshtruar të gjitha testeve në lidhje me sëmundjen e tij, duke përfshirë edhe atë të pandemisë COVID-19.

“Të gjitha testet e mundshme i ka kryer”, i tha një burim “Insajderit”.

Nga Presidenca kanë bërë më dije se me rekomandimin e personelit mjekësor profesional presidenti ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i janë bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.

Pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së presidenti i vendit është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.