Pronari i fabrikës Meka: Populli i pa fat, Albini me fat, kjo është arsyeja

Shpërndaje

Pronari i fabrikës Meka, biznesmeni Burim Piraj e ka vlerësuar kryeministrin në detyrë, Albni Kurtin me fat përshkak se i ka kundërshtarët politik abuzues.

Ndërsa për popullin thekson se është i pafat, pikërisht për shkakun se pati një klasë politikanësh abuzues për dy dekata.

Biznesmeni Piraj, përmes një postimi në Facebook thotë se, në qasjen e zhvillimit ekonomik të vendin të gjithë ishin të njëjtë.

Ai tregon se a ka vërejtur naj lëvizje tjetër në këto ditë sa ka qeverisur Kurti.

Postimi i plotë:

Populli i pa fat që pati një klasë politikanësh abuzues për dy dekada!

Albini me fat që i ka kundërshtarët e tillë dhe ka ngelur i vetmi që nuk ka abuzuar ende!

Përndryshe qasjen në zhvillimin ekonomik të vendit e kanë të gjithë të njëjtë!

Për këtë periudhë qeverisëse unë përveç furnizimit shumë të mirë me energji elektrike nuk kam vërejtur ndonjë lëvizje tjetër!