Protestat e paralajmëruar për në maj, Kurti thotë se Vetëvendosje nuk i organizon

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në lidhje me protestat e paralajmëruar ka thënë se nuk është Lëvizja Vetëvendosje ajo që po bën thirrje për protesta.

Kurti u pyet gjatë konferencës për medie, nëse do të bënte diçka në lidhje me këto protesta, njëra nga të cilat është paralajmëruar të mbahet, ditën kur pritet të hiqet masa e kufizimit të lëzivjes për qytetetarët, ku tha se ai është në kryeministri për tu shërbyer qytetarëve, jo për t’i ndaluar ata të protestojnë.

“Duhet ta kuptoni që nuk është viti 1990, kur ndalohen protestat, por është viti 2020. Unë nuk jam këtu që t’i ndaloj protestat e qytetarëve por që t’ju shërbej sipas programit tonë, dhe duke u përqendruar në luftimin e pandemisë COVID-19. Rrjetet sociale nuk është se kam kohë t’i përcjellë, dhe nuk e di kush çfarë thirrjesh bën, por subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje ku unë jam kryetar, nuk e ka organizuar atë protestë, por protesta nuk është monopol i Lëvizjes Vetëvendosje. Sa të ketë qytetari e popull, do të ketë protesta. Por, unë si kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, nuk jam këtu që të merrem as me protesta por as me ata që i thërrasin apo që i organizojnë ato, por me Kushtetutë e me ligj t’ju shërbej qytetarëve çdo ditë”, tha Kurti.

Kurti tha se qëndrimin e partisë së tij e prezanton Këshilli i Përgjithshëm i partisë dhe kryetari me kryesinë, ndërsa shtoi se nuk mund të merret me 50 mijë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe thirrjet e tyre në rrjetet sociale.

“Unë nuk jam një kryetar diktator i cili u thotë anëtarëve se çka duhet të thonë e bëjnë, dubjekti ynë edhe sipas organizatave ndërkombëtare është subjekti më demokratik në vend, i tillë është edhe për nga statuti edhe për nga praktika. Në nuk i bëjmë rresht aktivistët që të mendojnë njësoj, e të shprehen njësoj e të veprojnë njësoj. Por, qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje e prezanton Këshilli i përgjithshëm, kryetari i subjektit dhe kryesia. Ne i kemi 50 mijë anëtarë. Nëse unë do të merresha se çfarë thotë secil aktivistë, kur prej këtyre 50 mijë anëtarëve ka mundësi që më shumë se gjysma janë nëpër rrjetet sociale, atëherë nuk do të më ngelëj punë për të bërë për shkak të kohës që nuk e kam këtu në kryeministri”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/