Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendos sot a do të ketë karantinë treditëshe

Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të vendos sot karantinë treditëshe, për shkak të festës së një majit.

Në rast se vendoset për karantinë atëherë ora policore do të jetë nga ora 19.00 e ditës së enjte (30 prill) deri të hënën në mëngjes (4 maj) në ora 05:00.

Komisioni për sëmundje ngjitëse rekomandoi që të aplikohet kjo masë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit, pasi që qytetarët gjatë festave të një majit, mund të dalin masivisht dhe të grumbullohen nëpër lokalitete të ndryshme, përcjell INA.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe tha senë shtabin e krizës në Qeveri ka shpalosur këtë propozim të komisionit, që duhet të merret parasysh, por gjithçka do të diskutohet në mbledhjen qeveritare.

Ministri i brendshëm, Naqe Çulev ka thënë se nuk duhet të ketë orë policore treditëshe, por duhet të jetë masa e ngjajshme sikur fundjavën e kaluar: orë policore nga e shtuna në ora 15:00 deri të hënën në mëngjes në ora 05:00.