QEVERIA KURTI 2 po vjen!

Shpërndaje

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi pafytyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve”, ka thënë Kollçaku.

“Vërtet, kurrë nuk është vonë me u koritë. Tentim-grabitja e pushtetit, pa zgjedhje, në kohën e pandemisë globale, përfundimisht shpërfaqi pafytyrësinë e ish-pushtetarëve dhe moskujdesin e tyre për shëndetin e qytetarëve. Kanë pak kohë në dispozicion dhe duan të kryejnë punë. Por koha nuk punon për ata. QEVERIA KURTI 2 po vjen”, ka shkruar Kollçaku.