Kryeministri në detyrë, Kurti: Po e fillojmë zbatimin gradual të reciprocitetit si zëvendësim për tarifën (Dokument)

Shpërndaje

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur sot, një konferencë të përbashkët për medie me ministren e MEPTINIS-it, znj. Rozeta Hajdari.

Në këtë konferencë, kryeministri në detyrë, Kurti, ka dhënë sqarime rreth vendimit që Qeveria në detyrë e Kosovës do të marrë sonte për zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Ndërkaq, Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari, tha se ky vendim është i bazuar në shumë argumente që kanë punuar brenda Ministrisë me grupin punues, që ka përfshirë shumë akterë vendorë duke përfshirë Doganën, Odat Ekonomike, Klubin e Prodhuesve, Departamentin e Tregtisë dhe Industrisë, ku të gjithë së bashku nga data 20 shkurt kanë punuar deri më tani duke identifikuar të gjitha barrierat që i kanë në raportet tregtare me Serbinë dhe se aty shprehen shumë barriera.

Fjala e plotë e Kryeministrit në detyrë Kurti:

Lajmi: https://kryeministri-ks.net/kryeministri-ne-detyre-kurti-po-e-fillojme-zbatimin-gradual-te-reciprocitetit-si-zevendesim-per-tarifen/

Ky është vendimi i plotë i Qeverisë.