Qytetarët e karantinuar hedhin valle në Qendrën e Studentëve

Shpërndaje

Qytetarët që kanë udhëtuar nga jashtë Kosovës gjatë muajit mars kanë sjellë me vete edhe virusin vdekjeprurës COVID-19.

Për ta menaxhuar më mirë këtë situatë me ardhjet Qeveria e Kosovës kishte vendosur që të gjithë qytetarët me pasaporta të Kosovës, që hyjnë në pika kufitare, të karantinohen për dy javë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, shkruan gazeta “Shneta”. Kjo masë u mor me qëllimin që ata të mbrojnë veten dhe familjarët e tyre në Kosovë.

Por duket se ata nuk po e mbrojnë sa duhet veten e tyre. Në një video që po qarkullon në rrjetin social “Twitter” një vajzë ka shkruar se si qytetarët në karantinë po hedhin valle njëri me tjetrin. Ata nuk po respektojnë distancën sociale dhe po rrezikojnë të marrin virusin nëse ndonjëri nga ta është i infektuar.