Rama: Gratë dhe fëmijët nesër liri deri në 11:00, burrat punë shtëpie dhe gatim

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar përmes një postimi në Facebook, se kush ka drejtë të lëviz nesër deri në ora 11:00.

“Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11:00”.

“Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht”, ka shkruar Rama.