Rama jep lajmin pas kërkesës që i bëri Vuçiçit: Sot nuk ka pengesa në kufi për kamionët e Kosovës

Shpërndaje

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama bën me dije se për kalimin e kamionëve të Kosovës nuk ka pengesë në kufirin serb.

Rama shkruan se ky është një lajm i mirë dhe një gjest për t’u përshëndetur një lajm i tillë në kuadër të luftës ndaj koronavirusit.

Rama: @avucic Lajm i mire qe per kamionet e Kosoves sot nuk ka pengese! Jo vetem lajm i mire po edhe nje gjest per t’u pershendetur, si shprehje e vullnetit qe se bashku ta fitojme kete lufte dhe te dalim te gjithe me te mire e me te forte prej saj #Solidarity #Cooperation #WB6.

Ditën e djeshme Rama sërish përmes një postimi në Twitter kryeministri Rama i bëri thirrje presidentit serb, Vuçiç ne lidhje me bllokimin e kamionëve me mallra nga Kosova në kufirin e Serbisë.

Rama: @avucic Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! #LinjaeGjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi!

Vetëm me solidaritet pa kufij dhe kompasion si njerëz bashkarisht të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e do të fitojmë! Ju lutem ngrijeni atë tra z.President, e le ta bëjmë rajonin tonë një shembull të shndritshëm të #Solidaritetit aq shumë jetik për ta fituar luftën.