Rama publikon shifrat: Ja sa familje në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me ushqime dhe ilaçe

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama publikon numrin e familjeve në nevojë, që janë ndihmuar deri më tani me ushqime dhe ilaçe, në këto javë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

Teksa publikon në “Facebook” pamjet nga operacioni humanitar, Rama thekson se deri më tani janë ndihmuar 228 359 familje/individë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar.

Mesazhi i Ramës:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

🔴 228.350 FAMILJE/ INDIVIDË SHUMË NË NEVOJË DHE PENSIONISTË TË VETMUAR JANË NDIHMUAR ME USHQIME E BARNA MJEKËSORE DERI TANI🙏

🔴SOT NDIHMUAM 4864 FAMILJE/ INDIVIDË

DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS
#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje